KMDLNJ: A e shqiptoi sot dënimin Gjykata Speciale raciste në Hagë?!

Prishtinë | 16 Kor 2025 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Përkundër pritjeve të ekipeve mbrojtëse se do të rrëzohen pjesë të caktuara të aktakuzës , GJSR –
ë në Hagë sot e rrëzoi mocionin e përbashkët që e kishin bërë avokatët mbrojtës përkatësisht
rrëzoi të gjitha pikat e mocionit. Për këtë vendim , nga KMDLNj – ë i pritur , GJSR nuk dha
asnjë arsyetim .

Nëse analizohen veprimet e kësaj Gjykate , që nga arrestimi i shqiptarëve të
Kosovës dhe pas dëshmisë së një shqipfolëseje të rekrutuar nga BIA e Serbisë , edhe të një
shtetasi të Shqipërisë , trajtimit të tyre përmes një gjykimi jotransparent , jo të drejtë dhe aspak të
monitoruar nga burimet e pavarura , mbajtjes në paraburgim përtej afateve të arsyeshme ,
refuzimit të zëvendësimit të masës së paraburgimit me një masë alternative , refuzimi i
garancioneve që i ka dhënë Policia e Kosovës në mënyrën më përbuzëse të mundshme ,
shpërfillja e të gjitha institucioneve të Kosovës përfshirë këtu edhe themeluesin e këtij
monstrumi juridik , Kuvendin e Kosovës dhe angazhimin aktiv të MD të Kosovës për pakësimin
e fondeve për mbrojtje si dhe përkrahjen politike dhe jo vetëm politike nga qeveria e Kosovës
kanë rezultuar me këtë vendim të GJSR në Hagë për rrëzim të mocionit të patashtruar nga
mbrojtja e Hashim Thaçit , Jakup Krasniqit , Kadri Veselit dhe Rexhep Bislimit që ishin truri ,
shpirti dhe zemra e UÇK – së dhe shtetit të Kosovës , që nga shpallja e pavarësisë e deri kur u
arrestuan.

Pastaj , asnjë i akuzuar nuk ishte liruar , së paku deri më sot. GJSR po e luan një lojë
të ndyrë duke dënuar thuaja me dënime maksimale , në kundërshtim të zbatimit të ligjit më të
favorshëm për të akuzuarin pastaj kinse ua zbutë dënimet në këto procese raciste dhe skajshmërisht të padrejta, kryesisht vijnë nga Serbia dhe bashkëpunëtorët e rekrutuar nga Serbia që paraqet non sense në përpjekjet që përmes një procesi gjyqësor të drejtë të sigurohet drejtësi për viktima dhe përgjegjësi për kriminelët pavarësisht përkatësisë etnike, besimit , bindjeve politike , moshës , gjinisë apo statusit në shoqëri. Deklaratat publike të kriminelëve juridik , Trandafilova , Smith dhe të tjerët i paraprinë vendimit të sotëm të GJSR për rrëzim të mocionit .

Përfundimisht është arritur një konsensus politik dhe vullnet në Bruksel , Prishtinë , Beograd dhe
Moskë që themeluesit e UÇK – së dhe shtetit të Kosovës të dënohen me qëllim të rishkruhet
historia dhe për ndryshim të konfiguracionit politik në Kosovë , Serbi dhe Ballkan. Vazhdimi i
gjykimit është vetëm një farsë , që ishte edhe i tërë procesi.

Të ngjashme