Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – (KMDLNJ) përmes një komunikate për medie ka dënuar kërcënimin e kryetarës së Kuvendit, Vjosa Osmanit.
Komunikata e plotë:
Sipas raportit të Policisë së Kosoves dhe burimeve brenda Kuvendit të Kosovës që i janë dhënë KMDLNj-së, kryetarja e Kuvendit të Kosoves, zonja Vjosa Osmani, është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.
Nuk është hera e parë që udhëheqësit më të lartë të shtetit apo familjarët e tyre kërcënohen ndërkaq numri i atyre që kërcënojnë dhe trajtohen nga drejtësia është fare i vogël.
KMDLNj kērkon nga Policia e Kosovës përkatësisht nga njësia kundër krimeve kibernetike tē bëjë hetime të shpejta dhe profesionale në mënyrë që kërcënuesi /it të kapen dhe të sillen para organeve të drejtësisë. Kërcënimet që u bëhen bertësve më të larta të posteve në Kosovë në përgjithësi dhe në rastin konkret ndaj kryetares së Kuvendit , zonja Vjosa Osmani janë edhe sulme ndaj institucioneve të shtetit që i drejtojnë e që nuk duhet të tolerohen në asnjë mënyrë.
KMDLNj e dënon kërcënimin ndaj kryetares së Kuvendit duke e mbështetur punën e saj në kuadër të mandatit kushtetues sikur që kërkon të mos paragjykohet motivi apo kërcënuesit e mundshëm, deri në përfundim të hetimeve.