Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) e ka quajtur Gjykatën Speciale, Gjykatë Raciste, pasi që e njëjta nuk lejoi Salih Mustafën – Calin që ta vizitojë babin e tij të sëmurë e i cili ndërroi jetë dhe u varros lëre pa e parë, por edhe pa ia dhënë lamtumirën e fundit.
Në gjithë këtë KMDLNj hedh kritika edhe për institucionet e shtetit të Kosovës, pasi që sipas tyre ato ndërhyjnë në gjithë nivelin gjyqësor, ndërsa karshi Speciales kanë zgjedhur të luajnë lojën e strucit dhe kanë folur me gjuhën e peshkut
Komunikata e plotë:
GJRS – GJYKATA RACISTE SPECIALE !
Kush ka menduar se ka ikur koha e inkuizicionit , del se ka gabuar shumë . GJRS – Gjykata Raciste Speciale është rimishërim i inkuizicionit në zemër të Ev( u )ropës ku brutalisht shkelet dinjiteti i njeriut të privuar nga liria , ku pafund shkelen të drejtat e njeriut dhe humanizmi është kthyer në gjykim të shpellave , në kanibalizëm juridik . Me paradoksin se në vendin e iluminizmit kemi terr informativ , mungesë të drejtave themelore të njeriut nga burokratët juridikë ndërkombëtarë . Të zhveshur nga çdo e drejtë , pengjet e inkuizicionit në Burgun e Hagës , të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës po kalojnë kalvarin shpirtëror nga kriminelët juridikë të Hagës dhe rrogëtarët e tyre politikë në Prishtinë të shpërfytyruar si Kurti , Haxhiu , Sfeqla , Basha , Murati , Shvarc , Osmani dhe Mihali.
Institucionet e Kosovës brutalisht ndërhyjnë në të gjitha nivelet e gjyqësorit ndërsa sa i përket GJRS – Gjykatës Speciale Raciste e kanë luajtur lojën e strucit , kanë folur me gjuhën e peshkut ! Askush nuk ka kërkuar që ato të ndërhyjnë në drejtësi por se ka qenë detyrim ligjor të sigurojnë transparencë dhe llogaridhënie , të kërkojnë një proces të drejtë , të paanshëm dhe të pandikuar nga politika , parapolitika dhe grupet e intetesit . Kanë pasur detyrim ligjor të kërkojnë monitorim të pavarur e jo që nuk e kanë bërë por e kanë penguar . Kanë pasur detyrim ligjor të sigurojnë mbrojtje cilësore juridike ndërkaq këta e kanë pakësuar këtë mbrojtje përmes pakësimit të fondeve dhe kufizimeve tjera . Sjellja jonjerëzore e GJRS – Gjykatës Raciste Speciale ndaj Salih Mustafës – Calit ishte provuar edhe në rastet e Hysni Gucatit , Nasim Haradinajt , Pjetër Shalës , Hashim Thaçit , Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit . Heshtja e institucioneve e ka përligjur diskriminimin e Gjykatës Raciste Speciale ndaj pengjeve të Hagës , të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës , udhëheqës të luftës , ndërtues të shtetit dhe të paqes si dhe bartës më të larta të posteve shtetërore në Kosovë.
Moslejimi i vizitës së Salih Mustafës – Calit është pafytyra e fytyrës së shëmtuar të kësaj gjykate në aspektin e detyrimit të respektimit të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria e që garantohen nga Rregullat Evropiane të Burgjeve , Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut , Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara dhe , mendermethënë Rregullat e Nelson Mendelës si standardi më i lartë i këtyre të drejtave . Ndonëse deklarohet si Gjykatë e Kosovës , Gjykata Raciste Speciale Kushtetutën e Kosovës e injoron deri në poshtërim. Avokatin e Popullit të Kosovës nuk e trajton si institucion shtetëror por si familjarë i personave të privuar nga liria .
Babai i Salih Mustafës ndërroi jetë pa e takuar të birin që u dënua ne sajesa të Serbisë dhe dëshmitar të Ministrisë së Drejtësisë .
Me moslejimin e vizitës së Salih Mustafës babait të sëmurë rëndë e që ndërroi jetë u dëshmua rrënimi moral i GJRS si dhe institucioneve të Kosovës.
Në të gjitha shtetet dhe vendet e botës respekti ndaj vlerave të luftës dhe sakrifikuesve për liri është themel mbi të cilin ngrihen të gjitha vlerat tjera . Te ne është e kundërta , antivlerat dhe antikombëtarët ,mbajnë poste të larta shtetërore ndërsa vlerat e vërteta janë të margjinalizuara ose në burg.