Sipas pohimit të avokatit Gazmend Halilaj, sot është bërë një atentat ndaj tij kur para shtëpisë së tij është plagosur në dorë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.
KMDLNj e gjykon këtë rast dhe kërkon hetime për zbardhjen e këtij sulmi. KMDLNj kërkon që të tregohet kujdes ndaj deklartave, të mos paragjykohet rasti dhe motivi pa përfunduar hetimet nga institucionet përgjegjëse që janë kompetente të merren me rastin.