Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, duke thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta marrin përgjegjësinë dhe të përcaktohen nëse do ta ratifikojnë apo jo marrëveshjen e demarkacionit, në të kundërtën vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja e që është e panevojshme.
Sipas KMDLNj, thotë se nëse nuk arrihet pajtueshmëri e pakushtëzuar për ratifikimin e demarkacionit, atëherë nuk ka kuptim të thirren seancat e jashtëzakonshme ku do të votohej për një pikë të vetme të ditës siç është ratifikimi i demarkacionit .
“Nëse vazhdohet me këtë maratonë të kalkulimeve politike dhe jopolitike e që për pretekst e kanë demarkacionin , qytetarët duhet të organizohen dhe ta kundërshtojnë këtë veprim të papërgjegjshëm të deputetëve të Kosovës dhe partive politike”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
Reagimi i plotë
Më 22 shkurt 2018 dështoi mbajtja e seancës së jashtëzakonshme që kishte një pikë të vetme të rendit të ditës ; ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi . Seanca u thirrë pas arritjes së një marrëveshjeje të deklaruar midis subjekteve politike për votimin e kësaj marrëveshjeje e që nuk doli të jetë ashtu. Duket se subjektet politike nuk kanë vullnet politik të votojnë për ratifikim të demarkacionit dhe këtë çështje po e përdorin për qëllime dhe përfitime partiake dhe politike. Ndryshe , si mund të kuptohet kushtëzimi që po u bëhet deputetëve edhe kur flitet për një përafrim që siguron vota për ratifikim të demarkacionit. Ratifikimi i marrëveshjes së demarkimit të kufirit me Malin e Zi e cila u nënshkrua nga Hashim Thaçi , kryeministër dhe Skender Hyseni , ministër për punë të brendshme në vitin 2015 ishte krejtësisht jotransparent prandaj ngjalli shumë dyshime , sidomos të opozitës por edhe njà « pjese të opozitës , që u përcollë me dhunë ndaj institucioneve dhe individëve e që përfundoi me rrëzimin e qeverisë Mustafa. Tash , Kosova ka hyrë në një “ qark magjik “ ku nuk ka lëvizje pozitive por se vazhdohet me kushtëzime. Se Lista Serbe e kushtëzon votimin me formimin e Asociacionit të komunave serbe e që Kushtetuta ka dëshmuar se janë bërë 24 raste të shkeljes së Kushtetutës , është shumë e qartë , edhe përmbajtja , edhe qëllimi. Për KMDLNj është joserioze që deputetët që përbëjnë shumicë absolute në Kuvend ( shqiptarët ) dhe deputetët e minoriteteve që janë shumë konstruktiv , nuk po mund të gjejnë gjuhë të përbashkët në mbrojtje të interesit qytetarë dhe shtetërorë. Është shumë e sigurt se pas marrëveshjes së nënshkruar midis Kosovës dhe Malit të Zi në vitin 2015, kushdo që do të jetë në pushtet në Kosovë nuk do të arrijë ta shpërfillë këtë marrëveshje dhe do të detyrohet ta nënsh kruajë atë marrëveshje. Prandaj , çdo përpjekje të zhbëhet kjo marrëveshje paraqet humbje kohe dhe izolim të mëtutjeshëm të Kosovës. KMDLNj nuk pret dhe nuk beson se me ratifikimin e kësaj marrëveshje, me një automatizëm do të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës , së paku jo brenda këtij viti ( dhjetori i vitit 2018 do të ishte datë shumë optimiste nëse ndodhë ) . Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta marrin përgjegjësinë dhe të përcaktohen , pa humbur kohë nëse do ta ratifikojnë apo jo marrëveshjen e demarkacionit. Në të kundërtën vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja e që është e panevojshme. Për demarkacionin apo vërtetimin ose kundërshtimin e vlerësimeve të komisioneve , janë formuar disa komisione , kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe janë mbajtur takime dhe konferenca të shumta andaj KMDLNj propozon , si kompromis , futjen e të gjitha këtyre dokumeneteve vlerësuese në pako që të votohet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit. Është i pakuptimtë dhe i papranueshëm kushtëzimi me favorizimin apo eliminimin e një komisioni apo tjetri që është formuar nga qeveria , nëse duan që të përmbyllet ky proces i stërzgjatur dhe i lodhshëm. Për të fituar besueshmëri , aneksi i nënshkruar midis presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi është dashur të futet një pikë ku shprehimisht thuhet se ; “ nëse edhe pas vërtetimit të gabimeve të mundshme të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015 do të ketë mospajtime, atëherë rasti dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit, vendimet e së cilës do të ishin të pakundërshtueshme dhe detyruese për të dy shtetet …”. Me mosratifikimin e kufijve që do të pranoheshin ndërkombëtarisht , Kosova rrezikon të mbetet pa kufij, një territor i padefinuar e që do të ishte dëmi shumë më i madh se humbja e vizave.
Nëse nuk arrihet pajtueshmëri e pakushtëzuar për ratifikimin e demarkacionit e KMDLNj nuk e sheh të arsyeshme të ndodhë ndryshe, atëherë nuk ka kuptim të thirren seancat e jashtëzakonshme ku do të votohej për një pikë të vetme të ditës siç është ratifikimi i demarkacionit . Nëse vazhdohet me këtë maratonë të kalkulimeve politike dhe jopolitike e që për pretekst e kanë demarkacionin , qytetarët duhet të organizohen dhe ta kundërshtojnë këtë veprim të papërgjegjshëm të deputetëve të Kosovës dhe partive politike.