Përfaqësues të KMDLNj –së në kuadër të projektit për ndihmë humanitare për personat e privuar dhe familjet e tyre, u takuan me përfaqësues të Shërbimit Sprovues të Kosovës me të cilët ndanë informata mbi projektin i cili do të përfshijë edhe një numër të personave të cilët janë liruar dhe janë nën mbikëqyrje nga ky shërbim.
Përfaqësuesit e SHSK-së na njoftuan për rastet që ata mbikëqyrin dhe u shprehën të gatshëm për të ndihmuar për rastet që do të ndihmohen nga ky projekt.
Edhe ky grup do të përfshihen në ndihmën prej 170 euro, për 185 familje për periudhën tre (3) mujore, sipas financimit nga Rrjeti i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur nga Zyra Qendrore në Nju Jork dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Kosovë.