Sipas informatave të KMDLNj-së , mbi 460 raste i janë dërguar, nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Presidentit të Kosovës për falje për personat e privuar nga liria e që janë në të gjitha institucionet mbajtëse në Kosovë. Dosjet apo kërkesat për falje nga Presidenti paraqiten nga SHKK i cili i dërgon të gjitha kërkesat që i bëjnë të burgosurit edhe në ato raste kur nuk i plotësojnë kushtet, në mënyrë që të mos diskriminohet asnjë i burgosur në realizimin e një mundësie të përfitimit.
Presidenti i Kosovës ka të drejtë , në bazë të rekomandimit të Komisionit ad hoc t’i fatë të gjithë të dënuarit apo të mos e falë asnjë të dënuar. Ka të drejtë që të mos përfillë as rekomandimet e Komisionit ad hoc. Pra, kjo është e drejtë ekskluzive e Presidentit për të cilin në asnjë kontekst nuk mund t’i nënshtrohet asnjë lloj përgjegjësie.
Deri më tani , në shfrytëzimin e kësaj të drejte më dorëlirë kanë qenë presidenti Sejdiu dhe ushtruesi i detyrës së Presidentit , ish kryetari i Kuvendit , Jakup Krasniqi ndaj të cilëve , pa asnjë arsye u pati zhvilluar një fushatë linçuese duke kërkuar edhe përgjegjësi penale për një të drejtë që ishte dhe është e drejtë ekskluzive e Presidentit , përjashtuar këtu veprat e listuara të cilat nuk ka të drejtë t’i falë as Presidenti.
Pritjet e të dënuarve për falje nga Presidenti kanë qenë të mëdha ndërsa faljet, sidomos nga Presidentja Jahjaga por edhe nga Presidenti Thaçi kanë qenë simbolike dhe në shpërputhje të madhe me kërkesat e të dënuarve. Nga 450 – 500 kërkesa për falje, t’i falni 2-3 të dënuar paraqet fyerje dhe zhgënjim për të dënuarit, familjet e të dënuarve dhe mohim i punës së madhe që bënë Shërbimi Korrektues i Kosovës të cilit i vështirësohet shumë puna në zbatimin e programit të risocializimit dhe të cilët pastaj përballen me protesta, pakënaqësi dhe greva të personave të privuar nga liria.
Kosova është i vetmi vend në rajon i cili përkundër ndryshimeve të mëdha politike , sistemore dhe shoqërore nuk e ka miratuar Ligjin për Amnisti nga i cili do të përfitonin shumë të burgosur.
Të dënuarit në Kosovë mundësinë më të madhe dhe më të mirë për të përfituar e kanë përmes Panelit për Lirim me Kusht i cili , më parë , nuk kishte arsyetuar pritjet e të dënaurve, të institucioneve korrektuese e as të organizatave monitoruese por se kohëve të fundit ka përmirësime cilësore dhe sasiore në trajtimin e kërkesave , ndonëse mund të bëhet edhe më shumë në këtë drejtim. KMDLNj vlerëson se kriteret e përcaktuara si dhe përbërja e Panleit për Lirim me Kusht janë pengesë e progresit të punës së këtij Paneli. Për KMDLNj-në kriteri kryesorë i Panelit për Lirim me Kusht duhet të jetë sjellja e të dënuarit gjatë vuajtjes së dënimit përkatësisht kalimi me sukses i procesit të risocializimit. Pendimi i sinqertëështë fjalë goje, nuk ka njësi matëse për të dhe risocializimi i suksesshëm nuk mund të bëhet pa një pendim që maniferstohet në bazë të sjelljeve e jo një fjale.
Kurse, pesha e veprës së kryer është dhe duhet të jetë kriter përcaktues i Gjykatës përkatëse e në bazë të cilit edhe shqiptohet lartësia e dënimit e asesi e Panelit për Lirim me Kusht i cili nuk ka mandat të merret me vendimin e Gjykatës por me sjelljen e të dënuarit, si kriter kryesorë për falje apo refuzim të kërkesës.
Të burgosurit në Kosovë i janë ankuar KMDLNj-së se, përkundër sjelljeve të mira po mungon mëshira e Shtetit ndaj tyre dhe kryesisht po përfitojnë ata që kanë përkrahje politike, kanë para si dhe ndikim , si brenda burgut ashtu edhe jashtë tij.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut konsideron se gjatë realizimit të drejtave të peronave të privuar nga liria po diskriminohen padrejtësisht:
KMDLNj kërkon kujdes në trajtimin e rasteve për personat e moshuar, ata me probleme të rënda shëndetësore (me sëmundje të pashërueshme), për femrat e dënuara, për të miturit si dhe ata me aftësi të kufizuar.
Për të dënuarit për vepra të cilësuara si krime lufte apo krime kundër njerëzimit duhet të merren si bazë vendimet e Tribunalit Ndërkombëtarë për Krime Lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë në Hagë, si autoritet suprem në botë për gjykimin, trajtimin dhe lirimin e këtyre rasteve.
Edhe për trajtimin e rasteve të radikalizmit fetar duhen të merren parasysh praktikat e mira të shteteve demokratike e që janë përballur me këtë çështje. Deradikalizimi në asnjë mënyrë nuk mund të arrihet vetëm me mjete represive sespse dënimi është mjet represiv kurse përfitimet , nga ato më të vogla e deri te lirimi apo falja duhet të mbështeten ekskluzivisht në sjelljet e personave të dënuar.
Në kohën kur të gjithë akterët relevanttë bëjnëthirrje për zbatim të masave alternative të dënimit, paraburgimi dhe dënimi në rast se nuk është i nevojshëm i relativizojnë skajshëmrisht masat alternative të dënimit duke afirmuar vetëm dënimin si kusht të vetëm për risocializim të sukseshsëm dhe integrim në shoqëri e që është gabim dhe rritë kriminalitetin dhe recidivizmin.
Shteti duhet të jetë i pamëshirshëm dhe i drejtë në zbatim të Ligjit kur është e domosdoshme sikur që duhet të demonstrojë mëshirë në raste kur janë krijuar kushte për këtë e që sipas KMDLNj-së nuk e ka bërë deri më tani në masë të nevojshme.