Koordinatori i KMDLNJ-së në Prizren, vizitoi Qendrën e Ndalimit Policor në Prizren, ku po qëndrojnë katër të arrestuarit të dyshuar për kontrabandë me mallra.
A. Z. (1958), në Brod, Komuna e Dragashit, me vendbanim në Prizren, me profesion doganier, në pikën kufitare të Vërmicës ka deklaruar:’Jam arrestuar më dt.27.05.2019 rreth orës 21.45. Jam vetparaqit në polici pasiqë një zyrtarë, kolegë doganier dhe një polic më kanë kontaktuar dhe pasi kam ardhur për t’u paraqitur, jam arrestuar. Kam avokat dhe sjellja e policisë me rastin e arrestimit dhe gjatë qëndrimit tim këtu është korrekte’, ka thënë ai.
V. S. (1981) nga fshati Morinë, Kukës-Shqipëri ku edhe jeton, me profesion ndërmarrës privat (merret me ndërtimtari), ka dekalruar:’jam arrestuar në fshatin Shkozë, komuna e Prizrenit, rreth orës 20:30 , ku jam ndaluar befas nga policia.Unë, me rastin e ndalimit, nuk kam rezistuar e as që kam qenë agresiv, por policia ka përdorur dhunë ndaj meje, dhe fillimisht më ka hedhur sprej syve e pastaj më kanë goditur’. Shenjat e dhunës dukeshin në fytyrë. Ai, ka avokat privat.I është ofruar ndihma shëndetësore, por ka thënë , të jetë i pa kënaqur me të. Sjellja e zyrtarëve në këtë qendër thotë se është korrekte dhe i është ofruar shërbimi mjekësor.
L. R. (1988) nga Mitrovica, është arrestuar poashtu në Shkozë të Prizrenit rreth orës 20:30 siq ka thënë: ’ nga policë me maska të uniformuar e civilë e me vetura civile. Unë, nuk kam rezistuar, por sjellja e policisë ka qenë brutale. Më kanë goditur pothuaj në çdo pjesë trupi’, ka thënë ai. Dhuna vërehej në fytyrë, gjoks, kofshë etj. Edhe këtij i është ofruar ndihma mjekësore. Për sjelljen e dhunshme të polcisë, ka pohuar se do të ndjek procedurat për t’i denoncuar. Avokat, ka kërkuar nga familja. Sjellja e syratëve në këtë qednër është korrekte.
M. A. (1976) nga fshati Shkozë i Prizrenit, ëshët arrestuar me 27.05.2019 në ora 20:30 në shtëpinë e tij në Shkozë. Është pa ndonjë profesion, siq thotë, punëtor krahu, ‘Policia ka patur sjellje korrkete ndaj meje dhe familjes. Ai ka avokat privat.
Edhe këtij i është ofruar ndihma mjeksore.Nuk ka vërejtje në trajtimin në këtë qendër.
Të intervistuarit nuk kanë vërejtje lidhur me trajtimin e tyre në Qendrën e Ndalimit Policor në Prizren, duke konsideruar korrkete sjelljet e zyrtarëve policorë.