Asamblisti i VV-së Egzon Azemi, gjatë betimit të kryetarit Përparim Rama, ka vendosur në ulësen e tij dy herë radhazi një letër e cila u largua nga asamblistët e LDK-së, raporton Ekonomia Online.
Azemi pas fjalimit të kryetarit mori fjalën ku tha se letra e vendosur mbante shënim urime koalicioni LDK-PDK-NISMA-PSD.
“E vendosëm disa here edhe një urim aty tekë emri i kryetarit ku shkruante ‘urime koalicioni LDK-PDK-NISMA-PSD’ edhe tjera se ka shumë. Nuk e di pse po ju pengon asamblistëve të këtij subjekti ky urim pasi që një gjë e tillë po dëshmohet me vetë propozimin e Kryesuesit të Kuvendit. Grupi më i madh parlamentar në këtë rast LDK pati rastin ta propozojë Kryesuesin dhe nuk e propozon ndërkohë për urimin për një koalicion kaq gjigant e mohojnë dhe e largojnë letrën. Ju lutem veç keni durim”, tha ai.
Azemi duke thënë se nuk e kupton inatin e Sokol Havollin, tha se për kryesues propozon Sokol Havollin.
“Nuk e kuptoj inatin e Sokolit ndoshta nga arsyeja që nuk e kanë propozu Sokolin, për me zbutë këtë inat të Sokolit unë e propozojë Sokolin për Kryesues të Kuvendit.
Mirëpo Sokol Havolli ka thënë se nuk e pranon një propozim që vie nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e thumbuar ata se kanë mbetur shumë prapa. Ai theksoi se nuk pranon asnjë pozitë e cila propozohet nga VV.
Natyrisht ky është një propozim që këta (VV) e bëjnë për qëllime të tjera dhe nuk mund të shkojë si i tillë sepse nuk pranojë të jem në kuadër të propozimeve po sigurisht pak e kanë edhe inatin se kanë mbetur shumë prapa atje kështu që edhe parullat politike një seancë solemne duhet t’i lëmë anash dhe të kalojmë në pikat e rendit të ditës gjë që ishte edhe kërkesë e vazhdueshme e imja. Nuk mund të jem në propozim sepse nuk e pranojë atë edhe për ndonjë pozitë ku me ditë çka”, tha Havolli.
