Koalicione me PDK-në në komuna por jo në nacionale, Kurti: S’besoj që mund ta vëmë shenjën e barazisë

Prishtinë | 31 Tet 2025 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti është pyetur se pse partia e tij pranon të bëjë koalicione me PDK-në në nivel lokal por jo edhe me atë qendror, raporton Ekonomia Online.

Kurti në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisa tha se nuk mund ta vënë shenjën e barazimit.

“Për Brenda PDK –së ka një heterogjenitet më të madh sesa që mendohet dhe kjo është shprehur në disa komuna. Njëra prej tyre është ajo e Sharrit të Dragashit dhe ne atje kemi bërë një dakordim m për shkak se jemi të interesuar për ndryshim. Por nuk besoj që mund ta vëmë shenjën e barazisë midis orientimit në nivelin shtetëror e nacional që ka ajo parti dhe degëve të veçanta me kontekstet  e caktuar socio ekonomike atje në kushtet e një heterogjeniteti”, tha Kurti.

Pas kësaj përgjigje, Kurti doli nga konferenca me arsyetimin sa ka një takim. Ndërkaq për t’u përgjigjur në pyetje të tjera të gazetarëve ai pas la ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin.

“Mua më vjen keq së më duhet të shkojë se kam një takim në ora 11:00, por ndoshta për pyetjet e fundit do të përgjigjet ministri Murati”, tha ai.

Të ngjashme