Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Socialdemokrate (PSD), kanë mbajtur tubimin qendror në Prishtinë, raporton EkonomiaOnline.
Kryetari i AAK-së dhe njëherësh kandidat për kryeministër nga ky koalicion,Ramush Haradinaj, para qindra të pranishmëve përmendi rend “të arriturat” e tij gjatë mandatit 2 vjeçar. Teksa dha edhe disa premtime për mandatin e ardhshëm të cilin pretendon ta merr.
“E kemi drejtën me u bashku në familjen euroatlantike me vlerat e tona, do të vazhdojmë me faqe të bardhë me qeverisë. Koalicioni AAK-PSD është ma i miri në Kosovë, nëse doni një Kosovë që është e sigurt dhe me pak të sigurt votojmë për këtë koalicion, pasi ky koalicion si ka dit me krijua ushtrinë din me mbrojt vendin. Policia e Kosovës është na e forta në rajon, i kam gjet policinë pa përkrahje pa buxhet shumë pak kohë u kemi dhënë përkrahje u kemi kthyer dinjitetin. Gjyqësori ma i përkrahur në rajonin tonë janë gjyqësori dhe prokuroria. AKI- në e kemi forcua janë ma të zotit në rajon. Vuçiqi nuk e ka veç për taks, që po thotë me fitua Haradinaj e pat me neve. E kemi forcua shtetin ligjor, ligji zbatohet edhe në veri. Kemi me ditë me bë zhvillim ekonomik. Trepça ka me ju kthye punës, kemi me shkua edhe me tokë e me gjana tjera. Kemi me aktivizua dhe zonën ekonomike në Prizren. Për një Kosovë që i rrit pagat për 10 %”, tha ai.
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, tha se kanë 5 zotime të cilat garantojnë 100 për qind shtetësinë e Kosovës.
“Para jush i kemi 5 zotime, i pari që koalicioni garanton 100 për qind territorin e Kosovës, 100% zhvillim ekonomik, deri në fund të mandatit 8% rritje ekonomike, sotohemi 100% drejtësi sociale deri në fund të mandatit 250 euro rrogë minimale. 100% shëndetësi vitin e parë të qeverisjes qytetarët do të kenë sigurime shëndetësore, zotimi i 5, 100% taksë kundër Serbisë. Në momentin që erdhi Ramushi na e solli ligjin për kryeqytetin dhe ndihmën financiare. Do ta bëjmë unazën e kryeqytetit, projekt 100 milionë euro. Ta dinë partitë tjera do ta bëjmë sallën Koncertale”, tha ai.
E Dardan Sejdiu u mor me partitë tjera, LDK-në dhe PDK-në.
“Sot kur po ju shoh po më ktheni në vitin 2010 kur Kosova qeverisej nga PDK, dhe kryeqyteti nga LDK-ja dhe qyteti ishte i degraduar. Kosova sapo kishte shpallur pavarësinë, sot 9 vite ma vonë po dua me kujtua vitin 2010. Në vitin 2014 me Shpendin e kthyen Prishtinën në binarët e duhur. Vitin 2017 kryeministri Haradinaj në pushtet dhe ne si PSD ishim dy pole të kundërta, por së bashku arritëm me bërë punë të mira. Jemi bashkë se kemi dike guxim këtë Kosovë ta transformojmë dhe t’ia kthejmë qytetarëve”, tha ai.