Koalicioni i arritur mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po shihet si një mundësi e mirë për rritjen e numrit të asamblistëve, për të ecur tutje me procedurat e parapara të Komunës, ka thënë për Ekonomia Online, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku.
Ai ka thënë se qëllimi këtij koalicioni është për ta krijuar shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës, që të kenë më të lehtë të kalojnë plani zhvillimor komunal, buxhetin e kryeqytetit për vitin 2025 dhe një mori rregulloresh e iniciativash tjera që duhet të realizohen.
“Koalicioni me AAK-në, ka qenë një prej mundësive të afrohemi tek numri 26 dhe kësisoj me AAK-në dhe partnerë tjerë mund të shkojmë deri te numri 24. Pastaj të shohim mundësinë se a do të përmbyllet ky numër apo është një e dyta e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, që dihet se i ka 51 ulëse për ta arritur më e kalu sa më lehtë planin zhvillimor komunal, buxhetin dhe shumë iniciativa tjera”.
“Qëllimi i këtij koalicioni është për ta krijuar shumicës , shumica në Prishtinë është shumë e rëndësishme sepse përmes shumicës kalohen edhe të gjitha proceset e rëndësishme duke filluar nga plani zhvillimor komunal që është në proces e sipër pastaj pason me buxhetin e kryeqytetit për vitin 2025 dhe një mori rregulloresh e iniciativash tjera që duhet të realizohen”, ka thënë Lushaku për EO.
Lushaku, ka thënë tutje se partia e AAK-së, do t’i ketë dy drejtori atë të sportit dhe administratës, ndërsa në diskutimet në vazhdimësi pritet të i kalojë edhe Drejtoria e Moblitetit.
“Realisht, sot pak a shumë veçse është zyrtarizu koalicioni mes PDK dhe AAK ka pasur edhe biseda paraprake mes tyre partive për të arritur edhe koalicionin bashkë kuptohet edhe me iniciativën e kryetarit Rama dhe akterëve tjerë prej sot AAK do të jetë pjesë e udhëheqjes së komunës dhe do të i ketë dy drejtori atë të sportit dhe administratës gjersa është duke u diskutuar që nga drejtoria e shërbimeve të ketë një të themi shkëputje apo një ndarje të vogël ashtu që Drejtoria e Mobilitetit të krijohet nga kjo drejtori dhe pastaj edhe kjo të i delegohet AAK-së”, ka thënë ai.
Ndërsa, sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës, Lushaku ka thënë se nuk janë pajtuar në disa çështje që kanë dërguar deri në prishje të koalicionit, mirëpo prape llogarisin në përkrahjen e tyre.
“Për një kohë të caktuar bashkëpunimi me ish-partnerin ka qenë relativisht i mirë ka pasur disa çështje të cilat kanë dërguar në prishje të koalicionit që i ka theksuar edhe kryetari Rama nëpër shumë emisione, sigurisht se tani janë në opozitë dhe në kuptimin politik, janë kundërshtarë dhe që po besoj në iniciativa të cilat janë të mira të kryeqytetit në përgjithësi do të kemi edhe përkrahjen e tyre”, ka thënë Lushaku për Ekonomia Online.
Në kuadër të këtij koalicioni, AAK-ja do të ketë përgjegjësinë e dy drejtorive, administratës dhe të sportit.
Nga ana e AAK-së, për drejtimin e Administratës është emëruar Valbona Ajeti, ndërsa Kushtrim Mushica do të udhëheqë Drejtorinë e Sportit. Bardh Krasniqi do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në planifikimin dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, bashkë me Vigan Kastrati.