Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, ka bërë të ditur se është në pritje të vajzës së tij të katërt.
Për Vitin e Ri, Bryanti përmes Instagramit konfirmoi se ai dhe bashkëshortja e tij, Vanessa, janë në pritje të vajzës së katërt.
“Viti i Ri, bebe e re. Një bebe mamba është rrugës. Vanessa dhe unë jemi të lumtur t’iu njoftojmë se jemi në pritje të një mambacite [Mamba është nofka e Bryantit] që do të jetë përkrah Natalias, Giannas dhe Biankas”, ka shkruar Bryant.
Ish-ylli i LA Lakers dhe bashkëshortja e tij kanë vajzat Natalia, 15-vjeçare, Gianna, 12-vjeçare dhe Biankan, dyvjeçare.