Koci: Asnjëherë nuk ka qenë më e madhe kriza ekonomike në Kosovë prej pasluftës

Prishtinë | 01 Mar 2023 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci ka shkruar në facebook rreth krizës ekonomike në Kosovë duke thënë se nëse vazhdon ky trend shumë firma do të falimentojnë.

Koci tha se vazhdimisht janë në terren dhe ballafaqohen me problemet që kompanitë kanë.

Postimi i plotë:

Asnjëherë nuk ka qenë më e madhe kriza ekonomike në Kosovë prej pasluftës.
Shoqëria e avokatëve “Koci&Vokshi” me vite të tëra i përfaqëson kompanitë më eminente në Kosovë. Prandaj edhe i kemi informacionet relevante për zhvillimet ekonomike në vendin tonë.
Jemi në në terren çdo ditë, dhe merremi dhe i zgjedhim problemet konkrete të kompanive dhe individëve – në baza ditore.
Nëse vazhdohet me këtë trend, shumë firma kanë me falimentuar.
Të gjithë jemi orientuar në zhvillimet politike, por po harrojmë që ekonomia dhe mirëqenia është më e rëndësishme.

Të ngjashme