Koci: Dritan Abazoviq, a do të ketë siguri në Mal të Zi

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook ka treguar se për herë të parë pas 20 vjetësh ka ndodhur një incident ku është cenuar siguria në shtëpinë e tij në një fshat të Ulqinit.

Ai i është drejtuar politikanit shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviqit, nga koalicioni “E bardha mbi të zezën”, se a do të ketë siguri në Mal të Zi.

Abazoviq përfaqëson njërën nga partitë që pritet ta formojnë qeverinë në Mal të Zi.

“Për 50 vjet sa shkoj në Ulqin, dhe 20 vjet sa e kam shtëpinë në Krruç, fshat 12 km prej Ulqinit, asnjëherë nuk kemi pasur problem. As më të voglin. Mal i Zi për mua ka qenë vendi më i sigurt në Ballkan”, ka shkruar Koci.

Ai ka treguar incidentin që ka ndodhur sot gjatë orëve të para të mëngjesit.

“Sot rreth orës 2:30 të mëngjesit, para shtëpisë sime është ndalur një grup i të rinjëve, dhe kanë filluar të bëjnë zhurmë të madhe, në gjuhën serbe, të mbështetur për veturë. Në shtëpi kanë qenë Merita me motrat dhe nënën e saj. Kur janë zgjuar në mëngjes, e kanë parë që targa e prapme e regjistrimit po mungon. Po shihet prej mbajtësit plastik, se dikush e ka hequr. Këto ditë e kemi vërejtur që po na mungon edhe një orë në oborr. Duhet të theksoj që në fshatin ku e kam shtëpinë, nuk e kam pasur asnjëherë as problemin më të vogël”, ka thënë Koci.

Ai thekson se kjo situatë po ia kujton fillimin e viteve 90-ta.

“Fillon me incidente të vogla dhe pastaj situata përshkallëzon. Nuk më intereson fare kush e merr pushtetin në Mal të Zi, por Dritan Abazoviq, si politikan që po e përcakton fatin e qeverisë malazeze, si kosmopolit i deklaruar, duhet t’u ofrojë siguri të gjithëve. Së paku në nivelin që ka qenë deri tani”, ka shkruar ai.

Image

Të ngjashme