Avokati Arianit Koci, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Në lidhje me seancat e sotme, Koci tha se idiotizmat që po i shohim janë të paprecedentë.
Ai tha se Kurti do të mbahet mend si një njeri që e ka përdhosë Republikën.
Postimi i plotë:
Çka nuk kemi parë në këto 26 vitet e pasluftës në skenën politike. Plot gabime, pazare, mashtrime e tradhti. Ama idiotizmat që po i shohim sonte janë të paprecedentë.
Albin Kurti ka me u mbajtë në mend si njeri që e ka përdhosë Republikën.
Pushtetin e mori me premtimin për dinjitet institucional. Po don me e mbyll me degradim institucional, me lojëra të vogla, bllokada e me trajtim të shtetit si pronë partie.
Turp!
Na keni gërditë shtetin.