Koci: I gatshëm të shkoj në Beograd për të mbrojtur policët

| 15 Qer 2023 | 10:07 | Nga

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se në rast se policët e kidnapuar nuk lirohen me presion politik,  ai është i gatshëm të shkojë në Beograd e të koordinojë mbrojtjen e tyre.

Koci tha se s’mund të lihen policët e Kosovës vetëm në mëshirën e bashkësisë ndërkombëtare.

“Në anën tjetër, dikush duhet t’i vizitojë në qendrën e ndalimit/paraburgimit, kudo që janë”, tha Koci.

Tutje, ai tha se punën e tij do ta bëjë falas në rast se nevojitet.

Të ngjashme