Avokati i akredituar në Gjykatën Speciale, Arianit Koci thotë se ka paqartësi serioze rreth mandatit të Gjykatës Special dhe se kjo çështje duhet t’i nënshtrohet një kontrolli kushtetues.
Por, ai sqaron se ky kontroll nga vet gjyqtarët kushtetues pranë Gjykatës Speciale, përbën konflikt interesi.
“Me 2 gusht ka përfunduar pjesa pesë vjeçare e mandatit të Gjykatës Speciale. Për shkak të paqartësisë unë besoj se kjo tash duhet t’i nënshtrohet një kontrolli kushtetues”, tha Koci.
“Gjykata Speciale në kuadër të vetin e ka edhe Gjykatën Kushtetuese. Janë tre gjyqtarë kushtetues të cilët do të përcaktojnë se a ka skaduar afati a jo”, theksoi Koci në emisionin “Argument Plus” në RTV21.
“Gjykata ka mandat pa i hy njëherë kontrolles kushtetuese. Gjyqtarët kushtetues tash duhet ta vlerësojnë pse ai amandament kushtetues është i shkruajtur në mënyrë aq amatoreske sa që unë dyshoj se është i qëllimshëm”, tha Koci.
“Amanadmentin së bashku me ligjin herën e parë nuk e kanë votuar deputetët. Pra, në momentin kur nuk votohet konsiderohet se ka ra. Tash me të njëjtin ligj, me të njejtën situatë pas dy apo tre dite është votuar. Çka ka ndodh? Çka paska ndryshu? Çka mundemi me konkuldu, dikush ka bërë presion në deputetë. Pra nuk ka qenë vullneti i deputetëve i lirë, dikush pas dy-tre dite ua ka mbush mendjen”, shpjegoi ai.