Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u përball me reagimin e avokatit Arianit Koci, i cili po proteston te Kuvendi lidhur me ngërçin politik. Koci tentoi ta ndalë Kurtin për të biseduar, por sigurimi ndërhyri dhe e largoi, raporton Ekonomia Online.
Avokati e kritikoi ashpër Kurtin, duke e quajtur sjelljen e tij “të pakuptimtë” dhe shprehu shqetësimin për një “plan kriminal” që sipas tij synon organizimin e dy palë zgjedhjesh.
“Kryeministër a po ndalesh një minutë?”, e pyeti Koci atë, ndërsa Kurti vazhdoi rrugën dhe sigurimi e kapi avokatin që donte t’i fliste më nga afër.
“Turp për Albin Kurtin. Marre i koftë. Hajde juve s’po iu ndalet, por qytetarit mos me iu ndalë, kjo është me të vërtetë e pakuptimtë. Këta si duket e kanë një plan kriminal me na i bë dy palë zgjedhje.”, tha Koci pasi Kurti u largua.
