Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Siç raporton B92, Kocijancic ka theksuar se marrëveshja e arritur mes palës kosovare dhe asaj serbe për asociacionin lehtëson dialogun.
“BE-ja pret që në kuadër të marrëdhënieve të dialogut në mes të të dyja palëve për normalizim se AKS të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Kjo deklaratë e saj vije pas paralajmërimit të Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se nuk do të formohet Asociacioni, në qoftë se ai bëhet kryeministër i Kosovës.
“Unë pres që do të tregohet angazhim konstruktiv nga dy palët në takimet që do të mbahen në muajt e ardhshëm”, ka shtuar Kocijancic.