Zëdhënësja e përfaqësueses së Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Maja Kocijançiq, ka thënë se muri që u ndërtua në Urën e Ibrit në Mitrovicë, do të lidhë unazën me zonën e këmbësorëve.
“Nuk do të jetë mur, por një shkallë që lidhë unazën me zonën e këmbësorëve. Gjatë bisedimeve të djeshme palët ranë dakord se do të ngrihen shkallët që sigurojnë lirinë e lëvizjes nga njëra anë në tjetrën”, ka thënë Kocijançiq, shkruajnë mediat serbe.
Ndër të tjerash, Kocijançiq ka shtuar se Bashkimi Europian, do të monitorojë me kujdes zbatimin e kësaj marrëveshjeje.