Federica Mogherini mbetet e vetmja ndërmjetëse në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
Kështu ka thënë për gazetën serbe “Novosti” zëdhënësja e saj Maja Kocijançiq, në lidhje me paralajmërimet se në tërë procesin mund të përfshihen në mënyrë aktive Gjermania dhe Franca në veçanti.
Kocijaniçiq thotë se mirëpret çdo përfshirje në mbështetje të dialogut që ndërmjetësohet nga BE, duke përfshirë një datë të re të mundshme.
Zëdhënësja e Mogherinit thekson se shefja e diplomacisë evropiane është duke bërë misionin e saj:
“Kontaktet tona po vazhdojnë. Për shembull, përfaqësuesja e lartë evropiane të marrë pjesë në takimin e liderëve në kuadër të Brdo-Brionit në Tiranë më 8 dhe 9 maj. Ajo është e gatshme ta hap përsëri dialogun. Gjithashtu është e qartë se Qeveria e Kosovës duhet të shfuqizojë taksën për të mundësuar rifillimin e shpejtë të dialogut”.
Sa i përket Samitit të Berlinit, Kocijançiq theksoi se ky takim ka dhënë një mundësi për shkëmbim joformal të pikëpamjeve.
“Takimi dha një sinjal të rëndësishëm për përfshirjen e dy shteteve anëtare, Gjermanisë dhe Francës, së bashku me të tjerët, për të vazhduar, dhe me më shumë përkushtim, të mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, shtoi ajo.