Koço Kokëdhima i cili është kryetar i partisë Zgjidhja, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Ai në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” ka thënë se do ta sfidojë Erion Veliajn për kryetar të kryeqytetit, pasi që ky i fundit është model i Rilindjes, shkruan Lapsi.al.
“Kam vendosur që t’i kërkoj mbështetje Kongresit të partisë ZGJIDHJE që t’i shpall garë Erion Veliajt për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Është shumë e rëndësishme, për ta bërë bashkinë të hapur për qytetarët, pushtet të qytetarëve, pushtet njerëzor dhe efektiv”.
“Së dyti mendoj se është shumë e rëndësishme që të ndërpresim vazhdimësinë e Erion Velisë, sepse Veliaj është një person shumë tipik përfaqësues sektit të Rilindjes, ka të njëjtën filozofi të njëjtë si Rilindja, njësoj si Rama, person i kulturës korrupsionit, merret thjesht me korruptimin”.