Kjo Barcelonë nuk është për trofe.
Kështu ka thënë trajneri, Ronald Koeman, që në njëfarë mënyre ka kërkuar kohë derisa të ndërtojë një skuadër për të ardhmen.
“Është një sezon ku ne po i ndryshojmë gjërat. Ne po vendosim lojtarë të rinj. Barça nuk është për të fituar shumë gjëra. Po përmirësohemi, po luftojmë, por duhet të jemi realistë dhe të shohim nga vijmë dhe ndryshimet që kanë ndodhur. Kjo nuk varet nga një transferim”, tha Koeman.