Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka pranuar se ekipi i tij gaboi që lejoi sulmuesin uruguaian Luis Suarez t’i bashkohet Atletico Madridit. Në një intervistë të martën, Koeman ka thënë se do të ishte shumë më mirë që Suarez t’i bashkohej Juventusit sesa Atletico Madridit. Sulmuesi 34-vjeçar ishte pranë kalimit te Juventusi por për shkak të dokumentacionit transferimi i tij nuk u kompletua dhe Suarez u transferua te Atletico. Këtë edicion, Suarez po shkëlqen me fanellën e Atleticos dhe është shënuesi më i mirë në La Liga, me 14 gola në 16 ndeshje. Falë formës së tij të mirë, Atletico gjithashtu është lider në kampionatin e Spanjës.
“Natyrisht, që do të ishte shumë më mirë që Luis Suarezi të transferohej te Juventusi në vend të Atletico Madridit sepse ai është ende në La Liga por ja që këto janë vendime që i marrin të tjerët”, është shprehur Koeman.