Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se punëtorët e sektorit publik po iu dhemb koka nga mashtrimi që sipas tij i ka bërë kryeministri Kurti atyre.
Teksa ka folur në seancën ku po diskutohet për Ligjin për Pagat, Haxhiu ka thënë se kokëdhimja e punëtorëve të sektorit publik, ndalet me veprime konkrete të Qeverisë.
“Koha e dehjes politike të 14 shkurtit ka kaluar, punëtorët shëndetësor, policët, ushtarët e Kosovës, të gjithë punëtorët e sektorit publik po iu dhemb koka nga nga mashtrimi të cilën e kanë përjetuar nga ajo dehje e 14 shkurtit. Ata sot po kërkojnë mbajtjen e premtimeve të cilat ua dhatë atyre e të cilat janë të argumentuara që vet e keni kërkuar sa keni qenë opozitarë. Pra sot po kërkojmë nga ju që të zbatoni atë që e premtuat, e këtë kokëdhimje të punëtorëve shëndetësor të ndalen me veprime konkrete të qeverisë”, ka thënë ai.