Kohë e humbur për Kosovën!

Prishtinë | 31 Kor 2024 | 12:23 | Nga Armend Zemaj

Koha iku, prespektiva stagnoi, Kosova pësoi.

Sesioni pranveror i Kuvendit përfundoi, gjersa paaftësia e keqmenaxhimi u shtua dhe u dëshmua për çdo ditë!

KUVENDI 🏛️

Kuvendi i Kosovës zyrtarisht po shkon në pushim, edhe pse për muaj të tërë është jofunksional, e kjo, si pasoj e një degradimi politik e institucional nga pushteti i VV-së.

Qeveria e Albin Kurtit dhe shumica parlamentare e VV-së vendin e kanë futur në një cikel të mprapsht, që nuk po i gjendet askund filli; nga izolimi e deri te sanksionet e vendosura nga aletatët, me 781 tender një burimor e me vlerë prej 209 milionë eurove e krejt me dyshime korruptive, me goditjen më të madhe për shtetësinë e Kosovës ku Bashkimi Evropian njohu pasaportat e lëshuara nga Serbia për serbët e Kosovës, me mashtrimin e dështimin e madh që Kosova të antarësohet në Këshillin e Evropës duke falur tokat Manastirit të Deçanit, me OJQ-jë të Ministrave duke i’u dhënë projekte nga MKRS-ja me qindra e mijëra euro, me tendecë që të fshihen ikjet nga institucionet e drejtësisë, e deri të “përkushtimi” i paparë i VV-së që të bllokoj komisionet hetimore parlamentare e njëherit të fshehin hajnit e mëdha me rezervat shtetërore, librat, energjinë elektrike e gjithçka tjetër, me luftën ndaj mediave e zërave kritik, me shëndrrimin e RTK-së në “zëdhënës” të propagandës së VV-së, me zero investime të jashtme e me largim masiv të të rinjve nga Kosova.

SHËNDETËSIA 🏥

Si çdo temë tjetër e pushtetit populist edhe shëndetësia po përjeton kaos organizativ.
Agjenda legjislative komplet e dështuar, ligji për sigurime shëndetësore, ligji për shëndetësi, ligji për shëndetin riprodhues, lista e çmimeve të barnave, sistemi informativ shëndetësor; që të gjitha mashtrim e dështim.
Mashtrimi nga njëri sesion në tjetrin; katër vite qeverisje – katër vite mashtrim.

Fatkeqësisht, nga populizmi erdhi ky pushtet mashtrues, e nga ta katër viten ikën kot; perspektiva integruese ndaloi, zhvillimi ndaloi, shpresa ndaloi, ndërsa Kosova pësoi.

Të ngjashme