Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka prezantuar Ekipin Olimpik të Kosovës për Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj (EYOF), që do të mbahet prej 10-16 shkurt në Sarajevë dhe Sarajevën Lindore.
Nga KOK u bë e ditur se në këtë festival do të marrin pjesë dy sportistet Elba Kokaj dhe Klea Vrella, skitare në Ekipin Olimpik. Nga këto të dyja, është thënë se pritet prezantim i dinjitetshëm, raporton Ekonomia Online.
Feim Kollçaku, një nga trajnerët, ka thënë se ky festival do të jetë shenjë e mirë për Kosovën, ndërsa është shprehur i sigurt në paraqitjen e dy sportisteve.
“Mendoj që e kemi rritë cilësinë sado pak dhe kemi pasë 3 gara si test ku dy vajzat u prezantuan mjaft mirë. Vajzat janë të përgatitura dhe shpresoj se kanë me japë një prezantim sa më të mirë”.
“Po besoj që kemi me e lënë një shenjë në këtë festival që kemi punuar edhe ne si Kosovë në këtë drejtim, megjithatë që jetët nuk po mjaftojnë KOK po arrin të ketë rezultat të mirë në rajon dhe po shënojmë ngritje”.
Klea Vrella, është shprehur krenare për pjesëmarrjen nw Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj (EYOF).
“Është nder më përfaqësuar shtetin tim dhe jam e nderuar të marr pjesë në këto gara”.
Elba Kokaj, ka thënë se do të bëj përpjekje që të ketë sukses sa më të madh në këto gara.
“Kam me jap më të mirën me tregu sukses sa më të mirë”.
Trajneri tjetër, Egzon Agani, ka thënë se garat i bëjnë më të fuqishme sportistet, më shumë se sa trajnimet që bëjnë në Kosovë, raporton EO.
“Unë pres prej këtyre garuesve të jenë sa më të suksesshëm dhe të arrijnë medalje”.
“Ato që marrin pjesë në Kosovë dhe jashtë vendit është një trajnim më i fortë se çdo training tjetër, se e merr një përvojë shumë të madhe. Gara e bënë një training shumë më të fortë se një ushtrim që e bëjmë ne”.