Hetimet në Finlandë nuk kanë arritur të provojnë dyshimet se mbas sasisë rekord të kokainës të kapur ndonjëherë në këtë shtet, fshihej krimi i organizuar shqiptar.
Një shqiptar u ndalua nga policia sapo u zbulua kokaina brenda një kontenieri në Espoo, qyteti i dytë më i madh në Finlandë. Por pas hetimeve, shqiptari është lënë i lirë dhe autoritetet kanë theksuar se nuk mund të provojnë se ngarkesa e kapur më 16 dhjetor i përket ndonjë bande shqiptare.
Ngarkesa e kokainës ishte nisur nga Sao Paolo në Brazil, për të mbërritur në Evropë në portin e Roterdamit në Holandë dhe më pas është dërguar në Finlandë, fillimisht në kryeqytet, Helsinki.
Autoritetet kanë deklaruar se tashmë po hetojnë për grupe të tjera me shtrirje në Suedi dhe Danimarkë.