Kokainë dhe euro në xhemper, në pranga një person

Prishtinë | 05 Tet 2025 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Një person ka përfunduar në pranga, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur kokainë (16.03 gram) dhe para në vlerë prej 1 mijë e 285 euro.

Po ashtu atij iu konfiskua edhe një telefon celular.

I dyshuari u ndalua nga njësiti policor, derisa ky ishte duke vozitur veturën e tij.

Pas intervistimit, ai u dërgua në mbajtje.

Rasti iniciuar edhe po cilësohet si “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.

Të ngjashme