Ekonomia Online
FUNDIT

Kokaine në mes të parkingut, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Kokaine në mes të parkingut, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga në qytetin e Teramos, në Itali. Ata dyshohen se kishin kthyer një parking në zonën Villa Zaccheo–Petriccione në një pikë të qëndrueshme shitjeje të kokainës. Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua pasditen e djeshme, pas një hetimi të nisur mbi bazën e disa sinjalizimeve anonime për lëvizje […]

Dy shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga në qytetin e Teramos, në Itali. Ata dyshohen se kishin kthyer një parking në zonën Villa Zaccheo–Petriccione në një pikë të qëndrueshme shitjeje të kokainës. Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua pasditen e djeshme, pas një hetimi të nisur mbi bazën e disa sinjalizimeve anonime për lëvizje të dyshimta në këtë zonë.

Sipas policisë italiane, të arrestuarit, 23 dhe 34 vjeç, u kapën në flagrancë në momentin kur po kryenin një transaksion droge. Ata u ndaluan teksa po shkëmbenin pesë doza kokaine me një person tjetër. Qëndrimi i tyre i izoluar në parking dhe sjellja e çuditshme e kishin tërhequr vëmendjen e forcave të rendit.

Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti edhe pesë doza të tjera kokaine, ndërsa në banesën ku qëndronin dy shqiptarët u sekuestruan materiale të përdorura për paketimin e lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit u sekuestruan gjithashtu 1 450 euro, të dyshuara si përfitime nga shitja e drogës.

Të ngjashme