Ekonomia po kolapson. Hera e parë që është mbyllur marketi lokal para kohe prejse është hapur qe 6-7 vite. Ska punëtorë. Kishte një frigorifer Ice Magic, akulloreve të famshme🇽🇰 që i promovova disa herë. Nuk do të mund të shiten. Buxheti do ketë më pak taksa. Ekonomia do zvotëlohet. Zingjiri i furnizimit do të goditet. Qyetatari do të varfërohet. Pasiguria biznesore do të rritet.
Nuk është ky biznesi i parë që po goditet nga mungesa e punëtorëve, çdo ditë dëgjojmë dhjetëra tregime. Një investitore kishte hyrë vet të punoj të zëvendësoj mungesën e punëtorëve. Një biznes tjetër kishte mbyllur dy biznese këtë vit, ska punëtorë. Një i afërm i imi që po starton biznes, po ka vështirësi me gjetë punëtorë relevant. Kjo është jo vetëm një presion, por një krizë në tregun e punës.
Sa herë e keni ndëgjuar qeverinë apo një ministër të përmend këtë term “Tregu i Punës”? Asnjëherë mesiguri. Askush nuk e përmend tregun e punës dhe nevojat bazike të bizneseve. Në fakt, as që ka një ministër përgjegjës për tregun e punës, cili është? Kjo qeveri nuk e di as ABC të ekonomisë dhe si funksionojnë tregjet. Këta dijnë të rrisin taksat, të marrin haraçin.. dhe të shkatërrojnë ekonominë. T’i mbyllim bizneset. Qëllimi kryesor është të shndrohemi në të Barabartë në Varfëri.
Çdo qeveri normale në botë, edhe në Afrikë nëse doni, angazhohet me e fuqizu dhe rregullu tregun e punës. Është thelbësor për funksionim të mirëfillt të ekonomisë. Vetëm tek ne, askush as që e përmend emrin “tregu i punës”. Nuk ekziston. E nëse doni propagandë dhe me ju manipuluar, ata thonë “kemi krijuar 400,000 vende pune”. Po ku krijon qeveria vende pune, o të dashur? Nuk jemi në sistem komunist ku qeveria punëson. Rregulloni tregun e punës, kaq mjafton.