Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, të dielën ka zhvilluar aksion simbolik para Gjykatës Themelore, para Gjykatës Themelore të Prishtinës para nisjes së seancës dëgjimore ndaj Naim Murselit, bashkëshortit të Liridona Ademaj, si dhe dy të dyshuarve tjerë për vrasjen e saj.
“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, është parulla që u shpalos nga aktivistet para Pallatit të Drejtësisë.
Njëra ndër organizatorët e kësaj proteste, Trina Binaku, tha se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk janë incidente, por simptoma të patriarkalizmit.
“Jemi mbledhur në këtë aksion simbolik për të dënuar sulmin makabër të një gruaje. Nuk do të qëndrojmë të qeta kur burrat vazhdojnë të dhunojnë e të vrasin vajza e gra. Dhuna e gjinizuar ndaj vajzave edhe grave dhe femicidi nuk janë incidente apo simptoma psikologjike, ato janë simptoma të patriarkalizmit i cili e qeverisë familjen dhe të gjithë neve”, tha Binaku.
Ajo tregoi gjithashtu se kanë thirrur një protestë gjithëpopullore të martën, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
“Gratë dhe vajzat në Kosovë jetojmë më frikë e kjo nuk bën të vazhdojë kështu nuk mund të këtë paqe përderisa gratë përjetojnë gjendje lufte, këtë të marte duke filluar nga ora 18:00 thrrasim protestë gjithë popullore, sot nga pallati i drejtësisë ku po gjykohen vrasësit e Liridonës, thërrasim në organizim dhe veprim të gjithë që të mblidhemi dhe të themi se nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, u shpreh ajo.
Naim Murseli, burri i tanimë të ndjerës, Liridona Ademaj, e ka pranuar se e ka porositur vrasjen e gruas së tij.
Sipas dëshmive të para, Murseli ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e saj.