Deputetja nga radhët e VV-së Fatmire Kollçaku përmes një postimi ka shkruar se largimi i deputetëve të Listës Serbe nga seanca ku po diksutohej për propozim rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë është mohim i krimeve të kryera e të dëshmuara dhe mosdistancim.
Postimi i plotë:
Kur deputetët e Listës Serbe, largohen nga senca plenare, në momentin kur diskutohet për
propozim Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, krim i njohur ndërkombëtarisht, pak është të thuhet se ndjejmë keqardhje.
Mosgatishmëria e ballafaqimit me të vërtetën, mohimi i krimeve të kryera dhe të dëshmuara, mosdistancim nga krimet e aparatit të atëhershëm shtetëror serb, është tregues negativ për gatishmërinë e tyre për të kontribuar për një të ardhme më të mirë.