Benjamin Kololli po stërvitet vetë. Larg nga skuadra e tij, javën e kaluar ai bënte edhe stërvitje speciale.
Futbollisti 26-vjeçar merr këshillat e trajnerit fizik, bën sprinte të vogla apo vrapon me top. Kësaj radhe një hematomë në kyçin e këmbës është arsye për stërvitje individuale, por prapë kjo është një lloj simbolike. Pasi Benjamin Kololli nuk është si shumica e kolegëve të tjerë.
“Futbolli pjesërisht është edhe sport individual brenda kolektivit”, thotë ai.
Sulmuesi anësor, që në verën e vitit të kaluar u transferua nga Lausanne te Zuerichu, flet sinqertë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, shkruan “Watson.ch”, transmeton “Koha Ditore”. “Në futboll mungojnë njerëzit që shpesh tregojnë mendimin e tyre hapur. Vetëm kështu shkon para”, thotë ai.
Aktivizimi si mbrojtës anësor? Për Kolollin së paku për një periudhë më afatgjate është e pamendueshme. Bernard Challandes, seleksionuesi i Kosovës, mund të flas për këtë. Pasi në një vend, ku tradicionalisht preferohet sulmi, ka mungesë të mbrojtësve të mirë. Kështu që ktheu Kolollin në pozitën e mbrojtësit anësor dhe nisën diskutimet. E Challandes u desh që lojtarin e pakënaqur ta dërgojë në tribuna.