Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, po vazhdon me ritmin e vitit të kaluar.
Ai shënoi dy gola në ndeshjen e parë të Zuerichut për këtë vit. Zuerichu të mërkurën në ndeshje miqësore mposhti skuadrën tjetër zvicerane Aarau me rezultatin 4:3.
Kololli shënoi dy golat e parë në ndeshjen e luajtur në Zuerich. Të parin e realizoi në minutën e 40-të nga penalltia, kurse të dytin pas dy minutash (42′) nga loja, shkruan sot Koha Ditore.
Golin e tretë e shënoi futbollisti tjetër shqiptar, Lavdim Zumberi.
Kololli 26-vjeçar në pjesën vjeshtore të edicionit 2018\2019 në Superligën e Zvicrës shënoi gjashtë gola dhe dha katër asistime në 17 paraqitje. Në pesë ndeshje të Ligës së Evropës shënoi një gol dhe dha dy asistime, kurse dy gola në dy ndeshje i shënoi edhe në kuadër të Kupës së Zvicrës.