Futbollisti kosovar, Benjamin Kololli, që luajti si sulmues ndaj Greqisë të mërkurën në Ligën e Kombeve, u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari pas përfundimit të lojës.
Ndeshja u mbyll baras pa gola, ndërsa në sekondat e fundit pati përplasje mes futbollistëve në fushë.
E pas mbylljes së ndeshjes, për reagimet e Kolollit gjyqtari kryesor e ndëshkoi me karton të kuq.
Ai tani pritet t’i mungojë Kosovës në ndeshjen e ardhshme, atë ndaj Sllovenisë më 15 nëntor.