Kolona 700 metra te Dheu i Bardhë – pritjet 20-30 minuta

Prishtinë | 26 Dhj 2023 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Duke kaluar orët, kolona e qytetarëve që presin për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë është zgjatur.

Aktualisht atje vargu i veturave është 700 metra, sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar.

Megjithëse kolona është zgjatur, koha për të hyrë ka mbetur e njëjtë – 20-30 minuta.

Në Jarinjë nuk ka fare kolonë, derisa për të hyrë procedurat vijojnë të zgjasin midis 10 e 15 minutave.

Të ngjashme