Mijëra shtetas të Shqipërisë kanë formuar kolona të gjata me vetura në kufirin grek, të premten, derisa po shpejtojnë të futen në Greqi për punë pas publikimit të masave të reja kundër pandemisë.
Rreth 4 mijë vetura janë radhitur përgjatë 20 kilometrave të kufirit në Kakavi.
Ndryshimet me masat e reja në shtetin grek erdhën pasi mijëra shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Greqi, shumica në sektorin e agrikulturës, po përgatiteshin të ktheheshin pas pushimeve të verës nga vendlindja.
Që nga 16 gushti, të gjithë udhëtarët nga Shqipëria në Greqi përmes kufirit në Kakavi do të obligohen të vetizolohen për shtatë ditë, raporton TheGuardian.
Greqia ka regjistruar 6,381 raste me koronavirus deri tash