Sezoni e verës po na lë, e me vete po i merr edhe bashkatdhetarët të cilët kanë zgjedhur Kosovën për t’i kaluar pushimet e tyre.
Meqenëse fluksi i atyre që vijnë ka shënuar rënie të theksuar, e kundërta po ndodhë në dalje.
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar për të dalë nga Kosova nga pikë kalimi kufitar në Merdare, qytetarët duhet të presin 300-320 minuta, apo rreth 6 orë. E kolona thuhet të jetë e gjatë 1 mijë e 300 metra.
Pas Merdares, pritje të gjata në dalje të vendit janë evidentuar edhe në Mutivodë, ku bashkatdhetarët po presin 4 orë në kolona prej 1 mijë e 250 metra.
Edhe pikë kalimi tek Dheu i Bardhë dhe ai në Jarinje sipas QKMK-së, janë duke u përshkruar nga kolona të gjatë 800-900 metra, që po shkaktojnë pritje afër 2 orë e gjysmë pritje në dalje.
Ndërkaq në hyrje kolona jo shumë të gjata janë evidentuar në Merdare, ku kolona është e gjatë rreth 50 metra dhe në Han të Elezit 20 metra.
Këto statistika janë nxjerrë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të publikuara pak pas orës 11:00.