Kolona të gjata në Morinë

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 08:45 | Nga

Në pikën kufitare në Morinë mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata për të kaluar nga Kosova në Shqipëri.

Siç shihet në disa foto që kanë dërguar qytetarët në orët e para të mëngjesit të sotëm kolonat janë të gjata.

Ndërkohë të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se fluksi i veturave që ishin në pritje në orët e para të mëngjesit të sotëm tashmë është më i vogël dhe se pritjet sipas të dhënave të fundit në Morinë shkojnë deri në pesë minuta.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Morinë pritje e njëjtë deri në pesë minuta ka edhe për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë.

Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata në pikëkalimet kufitare janë në Merdare.

Për dalë në këtë pikë kufitare aktualisht pritjet shkojnë deri në dy orë e gjysmë, kurse kolonat arrinë deri në 1 kilometër e gjysmë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme