Kolonel Hoxha viziton BIK-un për nder të Fitër Bajramit, shkëmben urime me Tërnavën

Prishtinë | 10 Pri 2024 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Për nder të Festës së Fitër Bajramit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Me anë të një njoftimi bëhet e ditur se Hoxha uroi myftiun për festën e Fitër Bajramit, duke i dëshiruar atij dhe gjithë besimtarëve myslimanë që këtë festë ta festojnë me shëndet, begati e në harmoni familjare e shoqërore.

Ndërkaq, Tërnava falënderoi Hoxhën për vizitën dhe njëherësh i uroi atij dhe Policisë së Kosovës këtë festë të rëndësishme për besimtarët myslimanë, duke u lutur që paqja, harmonia, begatia e çdo e mirë tjetër të na përcjellë në këtë jetë.

Të ngjashme