Policia ka arritur të konfiskojë 2 mijë e 279 kilogramë kokainë në portin Cartagena de Indias, në veri të Kolumbisë.
Sipas drejtorit i Njësisë anti-drogë, Ricardo Alarcon, droga do të shpërndahej në Evropë dhe Shqipëri.
“Kjo drogë mund të shpërndahej në tregjet e Turqisë, Spanjës, Italisë dhe Shqipërisë”.
Agjentët e anti-drogës e gjetën kokainën të fshehur në pako, brenda një kontejneri që po shkonte në qytetin holandez të Roterdamit.
Zbulimi i kësaj sasie të drogës u zbulua pasi kishte një sërë parregullsish në dokumentacionin e mallit përpara se të dërgohej.
Kjo bëri që kontejneri edhe të kontrollohej nga policia, ku edhe u zbuluan pakot e drogës.
Konfiskimi i kësaj sasie i ka shkaktuar narkotrafikantëve humbje afro 100 milionë dollarë apo afro 87 milionë euro, raporton OraNews përcjell Klankosova.tv.