Komanda e Forcave Tokësore realizon ushtrimin fushor “Arrow Bravo”

| 11 Tet 2023 | 17:11 | Nga

Në kuadër të përgatitjes profesionale për pjesëtarët e FSK-së, Komanda e Forcave Tokësore (KFT) Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë ka realizuar sot ushtrimin fushor “Arroë Bravo”

Sipas njoftimit, ushtrimi është realizuar në nivel kompanie teksa objektivë e ushtrimit ishte përgatitja dhe testimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknike për të operuar në zona të vështira.

“Ushtrimi është realizuar në nivel kompanie dhe objektivë e ushtrimit ishte përgatitjeje dhe testim i kapaciteteve njerëzore dhe teknike për të operuar në zona të vështira duke ruajtur operacionalitetin e njësisë dhe arritjen e qëllimit bazuar në mision. Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë po ngrit kapacitetet e saj njerëzore dhe teknike për të qen të gatshëm të përballemi me sfidat”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme