Në meshën e mbajtur dje në patrikanën e Pejës, ka marrë pjesë edhe komandanti i bazës ushtarake amerikane në Kosovë, Bondsteel, koloneli Nick Ducich dhe ai me këtë rast u kungua nga patriarku serb, transmeton Koha.net.
Ducich në Patrikanën e Pejës ka qenë në shoqëri me zëvendësin e vet, shqiptar ortodoks, të cilit gazeta e Beogradit “Novosti” që e përcjell lajmin nuk ia përmend emrin. Edhe amerikano-shqiptari po ashtu mori pjesë në meshë dhe u kungua.
“Për herë të parë jam në Patrikanën e Pejës dhe jam i mahnitur me këtë bukuri shpirtërore”, ka thënë Ducich për këtë gazetë.