Presidentja Vjosa Osmani në një ceremoni e ka graduar komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, me gradën gjenerallejtënant, raporton Ekonomia Online.
Jashari, i cili deri më tani kishte gradën gjeneralmajor, ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor. Para tij, në krye të FSK-së ishte gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Në ceremoni kanë marrë pjesë dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Bashkim Jashari është i biri i Rifat Jasharit, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.