Komandanti i FSK-së Bashkim Jashari uron “Ditën e Forcës”: FSK ka dëshmuar profesionalizëm
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uron “ Ditën e Forcës”
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari ka uruar “Ditën e Forcës”, cili ka thënë se FSK që nga themelimi i saj ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe disiplinë në përmbushjen e misionit të saj për mbrojtjen e sovraniteti dhe integriteti territorial.
“Të nderuar ushtarakë, pjesëtarë aktivë dhe rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, me rastin e “Ditës së Forcës”, më lejoni t’ju përcjell urimet më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për institucionin tonë dhe për gjithë qytetarët e vendit. FSK, që nga themelimi e deri më sot, ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe disiplinë në përmbushjen e misionit të saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, për mbështetjen e paqes, sigurisë dhe zhvillimit të vendit tonë. Në këtë ditë të veçantë, ju falënderoj për përkushtimin dhe sakrificën e përditshme në shërbim të atdheut. Urime të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, bashkë me nder e përkushtim, do të vazhdojmë ta forcojmë Forcën tonë dhe ta mbrojmë atdheun tonë të dashur. Urime “Dita e Forcës”!”, thuhet në urimin e komandantit të FSK-së.
Në “Ditën e Forcës” Forca e Sigurisë së Kosovës ka hapur dyert e kazermave për qytetarët.
“Dita e Hapur” do të fillojë nesër në kazermën “Adem Jashari “ në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasador të vendeve mike. Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan.
Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste.