Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) Rrahman Rama, tha se e kanë detyrim të përjetshëm shërbimin me nder ndaj vendit, raporton Ekonomia Online.
Në ceremoninë e diplomimit të 15 kadetëve të rinj, Rama ka inkurajuar të diplomuarit që t’i qëndrojnë besnik synimeve.
“Si komandant ju inkurajojë që t’i qëndroni besnik synimeve tuaja. Ju rikujtoj se keni për obligim ta ruani shpirtin luftarak”.
“Tani ju keni njohuri për çdo çështje, idetë dhe vlerat me rëndësi për shoqëri. Nderi është themeli i punës suaj dhe e keni detyrim të përjetshëm të shërbeni me nderë”, tha Rama.
Irfete Spahiu, komandante e Doktrinës dhe Stërvitjes, tha se asnjëherë të një ushtarak nuk ndryshon kontributi për atdhe dhe jo vetëm në kohë lufte, por edhe në kohë paqeje.
“Ngjarje e cila është nga më të rëndësishme në kalendarin vjetor. Po bëhen më shumë se dy dekada nga koha kur populli i këtij vendi u çlirua dhe më shumë se dy dekada kur unë vendosa të bëhem pjesë e ushtrisë, por ajo çka nuk ndryshon asnjëherë te një ushtarak është për të kontribuar për atdhe dhe jo vetëm në kohë lufte por edhe paqe”.
“Të qenit kadet nuk është e lehtë sepse për katër vite do të ballafaqohesh me sfida të ndryshme. Sot është një ditë e rëndësishme dhe jo vetëm për këta 15 kadetë. Një nga këta vjen nga Republika e Shqipërisë”, u shpreh ajo.
Spahiu tha se FSK-ja tani për tani është në fazën e tanzicionit.
Lirza Dollomoaja, kadete e dalluar, tha se 15 të rinjtë janë ata që nuk u dorëzuan dhe arritën këtu sëbashku.
“Ndihem e lumtur që gjendem këtu para jush. Në i dëshmuam botës vendosmëri dhe civilizim tonë”.
“Sot po bëhemi oficerë me ushtrinë e paqes dhe stabilitetit dhe përgjatë 4 vjet siç është kjo ne kemi përjetuar sfida dhe momente të bukura”.
“Viti i parë na mësojë se si ta njohim vetveten. Për 4 vjet që i bashkojë 15 të rinj janë ata që nuk u dorëzuan dhe arritën në këtë ditë së bashku”.
“Kjo arritje shkon për familjarët tanë. Kam besim që kjo gjeneratë do t’i prijë kombit”, ka thënë ajo.