Komandanti i FSK-së e këshilltari i Osmanit pjesë e takimit të Kurtit me KFOR-in e EULEX-in

Prishtinë | 26 Dhj 2022 | 13:23 | Nga Lirigzona Nuredini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari ka marrë pjesë në takimin e kryeministrit Albin Kurti me komentin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, si dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, raporton Ekonomia Online.

Në takim ka marr pjesë edhe këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela.

Temë e takimit ishte gjendja në veri të Mitrovicës që vazhdon të mbetet e tensionuar për shkak të grupeve kriminale serbe që kanë vendosur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët.

Mbrëmë në rrethinën e Zubin Potokut janë dëgjuar të shtëna me armë në afërsi të disa pjesëtarëve të KFOR-it.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme