Komandanti i KFOR-it: Fakti që kemi shumë vullnetarë për të dhuruar gjak, tregon se ushtarët e kuptojnë si detyrë

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 15:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjeneral Majori i ushtrisë hungareze, Ferenc Kajari, njëherësh komandanti i KOFR-it dhe ministri i Shëndetësisë, kanë mbajtur një konferencë për medie, pas aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut nga ushtarët e KFOR-it, raporton Ekonomia Online.

Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari, tha se në kuadër të detyrës që e kanë në Kosovë, aksione të tilla nuk kanë munguar. Ai tha se detyrë e tyre është zhvillimi i paqes në Kosovë.

Kajari tha se numri kaq i lartë i ushtarëve për të dhuruar gjak, tregon se ata e kuptojnë këtë aksion si detyrë.

“KFOR-i ka ardhur në Kosovë për të mbajtur mjedis të qetë. Detyra jonë përfshirë edhe zhvillimin e paqes në Kosovë. Si detyrë ka një pjesëmarrje aktive në zhvillimin e shoqërisë civile. Mbështetje e programeve që kemi është aktiviteti që kemi këtu. Bashkëpunimi ynë ka qenë i suksesshëm. Tash është koha e duhur edhe dhurimi i gjakut është i nevojshëm. Organizimi i aktiviteteve të tilla ka qenë në të kaluarën dhe KFOR-i bënë të njëjtën gjë duke ndihmuar në ngjarje të tilla. Fakti që kemi pasur shumë vullnetarë dhe jam krenar për këtë kjo tregon se ushtarët e kuptojnë si detyrë”, ka thënë ai.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka falënderuar ushtarët e KFOR-it për këtë aksion. Ai tha se Qendra e Transfuzionit ka zhvilluar aksione të shumta dhe i’u është dalë në ndihmë pacientëve, për të cilën tha se dikasteri që ai e drejton do t’i mbështesë aksione të tilla.

“Të jesh pjesëtarë i këtij misioni është i jashtëzakonshëm. Unë shpreh falënderime për të gjithë qytetarët për ndihmën që po ia jepni Kosovës. Përkundër një periudhë të vështirë, Qendra e Transfuzionit ka zhvilluar aksione të shumta dhe i’u është dalë në ndihmë pacientëve. Besojmë se ky model si KFOR-i është mënyra më e mirë se sa solidar duhet të jemi mes veti. Ministria e Shëndetësisë do të mbështes fuqishëm aksione të tilla për të dhuruar rezerva të transfuzionit te gjakut. Ju po bëni dhuratën më të mirë për dikë tjetër”, ka thënë Latifi.

“Prandaj, unë sot ju shpreh juve falënderime të dyfishta: për angazhimin që bëni prej vitesh në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shëndetësinë tonë.Unë jam shumë i inkurajuar nga fakti që përkundër një periudhe të vështirë 2 vjeçare të pandemisë COVID-19, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut e Kosovës ka zhvilluar aksione të shumë të dhurimit vullnetar të gjakut dhe si rezultat, u ka dalë në ndihmë pacientëve që kanë pasur nevojë për doza të gjakut, por edhe për plazmën rekovalescente për pacientët me COVID-19.Besojmë fuqishëm se ky model i një punë të suksesshme, duke bashkëpunuar me partner si KFOR-i dhe institucione të tjera, është mënyra e duhur për të treguar se sa humanist dhe solidarë duhet të jemi mes veti, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë”.

Mund të jetë një imazh i 2 persona
Mund të jetë një imazh i 2 persona

Të ngjashme